Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

70
fresco

Ilir Muharremi, kritik i artit

midle

Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga heroi ynë Agim Ramadani. Mjaftë profesionalizëm, qetësi, precizitet, nuancime, talent të formuar në pikturë Ramadani e skalitë shpirtërisht me një realizëm të fortë Gjergjin tonë. Forma e fytyrës është ndërtuar me linja të lëmuara dhe kalime të qeta tonale, që e japin një paraqitje të idealizuar dhe fisnike. Mjekra e gjatë e bardhë zë hapësirë të madhe në përbërjen vizuale dhe është trajtuar me valëzime të lehta, duke i dhënë volum dhe ndjesi lëvizjeje figurës.
Ngjyrat janë të ngrohta dhe të zbutura. Të kuqet dhe kafenjtë në sfond dhe në veshje krijojnë një atmosferë të qetë, solemne. Shiritbanda e kuqe me vijë të artë është elementi më i ndritshëm dhe kontrastues, që tërheq vëmendjen drejt ballit të figurës dhe vendos një theks simbolik. Lëkura është trajtuar me nuanca të lehta portokalli dhe rozë, që harmonizohen mirë me sfondin kafe të errët.

Kontrasti në vepër është i moderuar: ndriçimi vjen nga lart dhe përpara, duke e theksuar pjesërisht faqen, hundën dhe mjekrën. Nuk ka kontraste të forta dritë-hije, por kalimet janë të buta, çka i jep portretit një atmosferë introspektive dhe të përmbajtur. Ky trajtim i qetë dhe i harmonizuar e bën figurën të dalë në pah jo përmes dramatizmit, por përmes qartësisë dhe qetësisë vizuale.Kjo pikturë u ekspozua në ekspozitën “Gjergji në art” në Zurich të Zvicrës organizuar nga Shoqata GJERGJ KASTRIOTI Zvicër.

Comments