Portugalia e nisë me fitore Botërorin, mposht me rezultat të ngushtë Ganën

100

Kombëtarja portugeze ka marrë fitoren në ndeshjen e parë të fazës së grupeve për Kupën e Botës.
Portugalia arriti fitore të rëndësishme 3:2 ndaj Ganës, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u konkretizua me lojë më të mirë të lojtarëve të Fernando Santos, por që nuk arritën të realizojnë.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtë, pasi u shënuan plotë pesë gola.

Serinë e golave e hapi ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo, kur në minutën e 65` u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutën e 73` Gana arriti të barazojë rezultatin, pas golit të Ayew.

Moebel THEMA

Por, portugezët ishin i shfrytëzuan dy gabime të ganezëve dhe arritën të rikthejnë epërsinë.

Fillimisht ishte Joao Felix që në minutën e 78` shënoi golin e dytë të Portugalisë.

Dy minuta më pas Rafael Leao, gjeti golin e tij të parë me kombëtare dhe të tretin në takim.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Gana arriti të ngushtojë epërsinë.

Pas një harkimi të mirë në zonë, ishte Bukari që shënoi për rezultatin 3:2.

Comments