Portugalia fiton thellë ndaj Zvicrës, kualifikohet në çerekfinale

196

Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen, shkruan Gazeta Express.

Goncalo Ramos shënoi golin e parë në minutën e 17-të të ndeshjes.

Në të 33-tën, Pepe dyfishoi epërsinë e ekipit të tij, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën u shënuan edhe pesë gola.

Moebel THEMA

Fillimisht Goncalo Ramos shënoi në minutën e 51-të, kurse katër minuta më vonë Guerreiro e shënoi edhe golin e katërt.

Akanji e shënoi golin e nderit për helvetikët në minutën e 58-të të ndeshjes.

Goncalo Ramos e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 67-të.

Krejt në fund, Rafael Leao shënoi për rezultatin 6:1.

Ardon Jashari debutoi në këtë Botëror, kur u inkuadrua në minutën e 89-të të ndeshjes.

Kësisoj, Portugalia në çerekfinale do të përballet me Marokun, i cili e mposhti Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. /Gazeta Express/

Comments