PP, Qeveria dërgon tjetër ligj në Kuvend, BDI kushtëzon, nuk votojmë po s’u përmirësua

464

Deri në orët e hershme të mëngjesit kabineti qeveritar ka punuar për ta sjellë tekstin final për ligjin për prokuorinë publike.

TV21 nga burime qeveritare mëson se ka pasur debat mes partnerëve të koalicionin LSDM dhe BDI, ku integristët kanë pasur disa kërkesa:

  1. “Çdo gjë në ligjin për PP të jetë në përputhje me ligjin e gjuhëve
  2. Kriteri për zgjedhjen e kryeprokurorëve të mos jetë 15 vjet përvojë, por 10 vjet, që do të lehtësojë arritjen e këtij kushti nga kuadrot shqiptarë
  3. Prokurorët të zgjidhen me shumicë të dyfishtë në Këshillin e Prokurorëve”, janë kërkesat e BDI-së.

Për këto janë marrë vesh partnerët qeverisës BDI-LSDM por shërbimet qeveritare kur e kanë dërguar tekstin në Kuvend e kanë çuar versionin e gabuar, tregojnë burimet e TV21.

Bëhet fjalë për një lëshim në një nen që ka të bëjë me zgjedhjen e prokurorëve, të cilën BDI ka kërkuar të jetë me badenter e jo të lihet i hapur të interpretohet si të mundet.

Burime nga BDI i thonë TV21 se nuk do ta votojnë ligjin nëse ky gabim nuk rregullohet.

Kjo shpjegon edhe atë pse gjatë paraditës deputeti integrist Artan Grubi fliste me dyshime për tekstin e  sjellë në Kuvend.

E më pas edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se për partinë e tij i pranueshëm është ligji që palët e kanë dakorduar mbrëmë në qeveri e asnjë version tjetër.

“Tani unë e di ligjin e dakorduar por ligji që ka pësuar ndryshime sipas vuillneteve të ndryshme të të tjerëve nuk e kam idenë sepse jam në takim dhe para takimit jam njoftuar se ligji i dakorduar nuk është prezantuar në Parlament”, deklaroi Ali Ahemti.

E çështjen e gabimeve teknike të hapur e la edhe deputeti Jovan Mitreski nga LSDM-ja.

“Ai tekst që ka ardhur është teksti për të cilin jemi pajtuar. Gjithsesi në procedurën e  mëtjeshme nëse ka gabime teknike mund të përmirësohen”, tha Jovan Mitrevski.

Televizioni 21 mëson se tashmë Kryeministri ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e pjesës me të cilin nuk pajtohet BDI e për të cilin kërkon të ndryshohet.

Comments