Prej nesër Qeveria, ministritë dhe organet tjera shtetërore me orar të shkurtuar
Qeveria gjatë ditës së djeshme mori vendim për regjim të posaçëm të lëvizjes në cilin personave mbi 18 vjet u kufizohet lëvizja nga e hëna deri të premten nga ora 16:00 deri në orën 5:00 ditën e ardhshme.
Për shkak të kësaj, Qeveria mori vendim edhe për orarin e ri të punës në Qeveri, ministri dhe organet tjera shtetërore. Nga e marta orari i tyre i punës do të jetë nga 8:00 deri në ora 14:00, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky vendim qeveritar për zgjatjen e orës policore vjen si masë shtesë për parandalimin e coronavirusit./Telegrafi/