Prej të hënës më ftohtë dhe reshje të borës

92
Prej të hënës më ftohtë dhe reshje të borës

Moebel THEMA

Rënie e temperaturave dhe reshje të dobëta të borës paralajmërojnë meteorologët nga e hëna dhe e marta. Nga DPHM informojnë se masa e ftohtë ajrore nga veriu do të kushtëzojë erë të përforcuar veriore, posaçërisht nga e hëna pasdite.

Vende-vende do të ketë reshje të dobëta të borës, ndërsa temperatura e ditës nga e marta do të shënojë rënie të dukshme. Të hënën temperatura maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë, ndërsa prej të martës deri të enjten prej 2 deri 9 gradë. Temperaturat e mëngjesit të hënën dhe të martën do të lëvizin prej -4 deri 4 gradë, ndërsa më pas për shkak të kthjellimit do të shëpnojnë rënie dhe do të jenë në interval prej -9 deri 0 gradë Celsius.

Comments