Presidenca i reagon Kurtit: Konferenca e djeshme në Shkup është për keqardhje, i kontribuon propagandës kundër Republikës së Kosovës

243

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se mënyra se si u trajtua incidenti gjatë konferencës për media është për keqardhje.

Përmes një komunikate për media, presidenca ka thënë se kjo i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Kosovës.

“Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Veç kësaj, presidenca ka thnë se nuk duhen raporte e as hetime shtesë, sepse janë jorelevante pas pranimit të institucioneve të Maqedonisë së Veriut se ky rregull u imponua qëllimshëm.

Comments