Presidencialet në Francë, Sarkozi humb garën brenda partisë


Ish presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka humbur në garën e të dielës për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Republikane të Qendrës së Djathtë.
Duke pranuar humbjen, Sarkozi mbështeti François Filon, i cili u rendit i pari në raundin e parë të së dielës, ndërsa ish kryeministri, Alain Juppe, u rendit i dyti.
Ata do të përballen me njëri-tjetrin në një balotazh të dielën e ardhshme. Fituesi do të konkurrojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Fituesi, i cili do të dalë nga primaret republikane, do të përballet me lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.