Presidenti i Filipineve: Zoti më kërcënoi ose të flisja me edukatë, ose do më rrëzonte avionin
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka deklaruar publikisht se ai ka premtuar Zotit se do të “pastrojë” të folurën e tij vulgare, për të cilën është i famshëm tashmë.
Rrugës për në qytetin filipinas, Davao, pas një udhëtimi në Japoni, Duterte tha Perëndia i kishte dhënë një ultimatum në aeroplan, shkruan “BBC”, mëngjesin e sotëm.
“Unë dëgjova një zë duke që më tha të mos ofendoja ose të flisja në mënyrë vulgare ose aeroplani do të rrëzohej … dhe kështu unë i premtova se nuk do përdorja më një gjuhë të tillë”, u tha ai gazetarëve në aeroport.
Të folurit hapur, e në shumicën e rasteve, më hapur sesa duhet, e ka bërë Duterten, të njohur ndryshe si “Ndëshkuesi”, shumë popullor në Filipine, por edhe e ka vënë shpesh kundër Perëndimit.
Ai e quajti Presidentin Barack Obama “bir i një prostitutë”, ka quajtur Bashkimin Evropian “hipokrit”, dhe kërcënoi të largohet nga OKB-ja.
Ai madje ka krahasuar luftën e tij kundër drogës me gjenocidin e Hitlerit, duke thënë se do ti shfaroste tre milionë ashtu si Adolf Hilter.