Presidenti nesër do t’i japë mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë
Presidenti Stevo Pendarovski, nesër në ora 11:30 do t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër – 13 gusht, do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së dhe deputetit”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit.
Shefi i shtetit ka njohuri për rrjedhën e deritanishme të bisedimeve për formimin e shumicës të cilat ende nuk janë finalizuar me marrëveshje.
“Zoran Zaev, në emrin e koalicionit “Mundemi”, e cila ka fituar më së shumti mandate të deputetëve në Kuvend, e ka informuar presidentin, Pendarovski për bisedimet me partitë për sigurimin e shumicës së domosdoshme për zgjedhje të qeverisë”, thuhet në kumtesë.
Nga ana tjetër, kryetari i deritanishëm i Parlamentit Talat Xhaferi, vlerëson se pa kryetar të zgjedhur shtëpia ligjvënëse nuk mund të konsiderohet si e konstituuar dhe se ende nuk ka dërguar njoftim deri te shefi i shtetit Stevo Pendarovski për formimin e parlamentit me çka do të fillonin të rridhnin afatet për ndarjen e mandatit. Edhe krahas qëndrimit të tillë të Xhaferit, lideri i tij Ahmeti i filloi bisedimet për shumicën parlamentare me Zaevin.
Të premten përfundojnë dhjetë ditët për formimin e qeverisë, pasi u mbajt mbledhja konstituive. Në Kushtetutë është paraparë që presidenti i shtetit t’ia besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në Parlament. mandatari në afat prej 20 ditëve që nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

