Presidenti Pendarovski vendos ushtrinë në Dibër dhe Qendër Zhupë për përballje me gjendjen e krizës

623

Presidenti Stevo Pendarovski merr vendim për vendosjen e ushtrisë për të mbështetur vetëqeverisjen lokale në Dibër dhe Qendër Zhupa dhe për të mbështetur forcën policore të MPB në sigurimin e një pjese të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë dhe territorin e komunës së Dibrës.

Ushtria do të vendoset në mbështetje të forcës policore nga sonte deri më 11 prill. Vendimi, sipas kabinetit të presidentit, ka për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe heqjen e pasojave të epidemisë, pas shpalljes së krizës në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë.

Njësitë e ushtrisë do të bashkërendojnë aktivitetet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me pushtetin vendor, policinë, Qendrën e Menaxhimit të Krizave dhe institucionet e tjera shtetërore të përfshira në trajtimin e krizës.(koha.mk)

Comments