Presidenti poston fotografi me ushtarë: Edhe sonte janë në shërbim të atdheut!

594

Presidenti Thaçi, përkundër agjendës së ngarkuar, sonte ka postuar edhe një fotografi çasti me ushtarët e Republikës së Kosovës, të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në facebook

“Në 20 vjetorin e lirisë, me ushtarët e Republikës së Kosovës, që sikurse çdo ditë tjetër edhe sonte janë në shërbim të atdheut dhe gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Vlen të theksohet se sot për vizitë në Kosovë po qëndron ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe sekretarja e shtetit, Madeleine Albright në shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s.

Ndërkohë që, ish-presidenti Clinton është nderuar me medalen presidenciale “Urdhri i Lirisë”, e gjithashtu të dy miqtë e Kosovës, Clinton e Albright kanë darkuar me liderët e vendit.

Gjithashtu, nesër në Prishtinë do të zbulohet busti i Madeline Albright i cili është ngritur në shenjë falënderimi për kontributin e saj në çlirimin e Kosovës.

Presidenti Clinton dhe sekretarja Albright do të jenë nesër në Kosovë në shënimin e përvjetorit të 20-të të intervenimit të NATO-s në Kosovë. /Lajmi.net/ 

Comments