Presidentja Osmani ndan pamje nga Samiti me liderët evropianë në Tiranë

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë momentet më pikante nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera, e para e vendit thotë se pjesëmarrja e Kosovës për të gjashtën herë në këtë Samit, tregon se zëri i vendit është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit.

“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar Osmani.