Prifti Xhufka me akuza të rënda: Kurti takoi një prift që është në gjyq për tradhti e bashkëpunim me Kishën Serbe

210
fresco

Prifti nga Elbasani, Nikolla Xhufka që ditë më parë u bë lajm për një aferë që lidhet me moralin, ka publikuar disa fotografi te Kryeministrit Albin Kurti me disa priftërinjtë që sipas tij janë nga Mali i Zi. Ai pretendon që njeri nga ta është në gjyq për tradhti e bashkëpunim me Kishën Serbe, shkruan Gazeta Insajderi

“Dje Kryeministri i Kosovës, zoti Albin Kurti, ka takuar në privatësi Mitropolitin e Malit të Zi, Borisin, i cili është i akuzuar dhe ndodhet në gjyq me Kryepeshkopin Mihailo për tradhti dhe bashkëpunim me Kishën Serbe”, ka shkruar në një reagim në Facebook Prifti Xhufka.

Si e akuzon kryeministrin Kurti që po i bën këto takime sekrete në të mirë të malazezëve e kundër shqiptarëve.

“Sipas burime tona të sigurta, Kryeministri Kurti kërkon të themelojë një komunitet malazez dhe një kishë të tillë në Kosovë, duke anashkaluar ortodoksët shqiptarë”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Comments