Princi saudit lëviz për herë të parë pasi qëndroi 14 vite në gjendje kome

754
fresco

Princi saudit Waleed Bin Khaled raportohet të ketë lëvizur kokën e tij për herë të parë pas 14 vitesh sa ishte në gjendje kome.

Në një video të publikuar së fundi në Twitter nga vajza e bilionerit, Khaled shihet duke lëvizur kokën.

Princi saudit kishte mbetur në këtë gjendje kome pas një aksidenti të rëndë me veturë, transmeton Indeksonline.

I njohur në Arabinë Saudite si ‘princi i fjetur’, Waleed Bin Khaled është biri i Princ Khaled bin Talal./Indeksonline/

Comments