Prindërit e Rita Orës me pushime në Shqipëri, ftojnë edhe fëmijët e tyre të vizitojnë trojet shqiptare!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, vazhdon të jetë një prej emrave më aktivë në tregun botëror.
Javën e kaluar, ajo u bë temë e medieve lidhur me disa fotografi që qarkulluan në rrjetet sociale, ku shfaqej mjaft atraktive nga pushimet që kaloi me prindërit e saj në Francë.
Pasi kanë kaluar disa ditë të mira atje, prindërit e këngëtares, Vera dhe Besniku, kanë vendosur që të kalojnë disa ditë të mira pushimi edhe në Shqipëri.
Nga përshkrimet e fotografive, ata kanë treguar se kanë ngelur të mrekulluar nga ky vend, gjersa kanë edhe një kërkesë për fëmijët e tyre.
Kujtojmë që Rita Ora ishte muajin e kaluar në Shqipëri, ku mbajti një koncert madhështor në mesin e mijëra shqiptarëve në Tiranë. /Telegrafi/