Prishet avioni presidencial rus me Putin në bord. Bën ulje të detyruar në Lisbonë
Rusia ka dërguar një aeroplan rezervë në Lisbonë, pasi aeroplani me të cilin udhëtonte një pjesë e delegacionit të presidentit Vladimir Putin u prish në kryeqytetin e Portugalisë, në rrugë e sipër për në samitin e APEC në Peru.
Anëtarët e delegacionit dhe disa gazetarë pritet që të udhëtojnë në Lima me një aeroplan rezervë, i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS një zëdhënëse e administratës së presidencës.
Teknikët do të rregullojnë aeroplanin e prishur i cili do të kthehet pastaj në Moskë.
Putin që udhëtonte në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor me një avion tjetër nga Sochi, nuk u prek nga prishja.