Prishtina zgjohet me autobusë: Transporti publik rikthehet në normalitet

37

Prishtina, mëngjesin e së mërkurës u kthye në normalitetin e transportit publik.

Trafiku Urban dhe transportuesit privatë nga sot do të operojnë me orar të rregullt, pas alokimit të mjeteve financiare nga Ministria e Financave tek buxheti i Komunës së Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

Këtë e bëri të ditur për Klankosova.tv, edhe kryesindikalisti i Trafikut Urban, Ilmi Gashi.

“Po, kemi vendosur të kthehemi në punë. Do të punohet me orare të rregullta nga ora 5:30 e mëngjesit. Uroj që qytetarët të kenë transport sa më të mirë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Comments