Pritet që “Masat e sigurisë” së Kurtit të hiqen pas kërkesës së Ambasadës së SHBA
Masa e sigurisë” së Qeverisë për mallrat serbe pritet të hiqet pas vërejtjes që shteti ka marrë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Albin Kurti e quan masë të sigurisë dhe jo masë ekonomike një vendim të marrë në mes të qershorit, pas së cilit mallrat serbe u ndaluan të hynin në Kosovë. Për vendimin s’kishte pasur njoftim zyrtar
Vendimi që ishte marrë pasi forcat serbe i kishin kapur tre policë kufitarë në territorin e Kosovës dhe i kishin dërguar në paraburgim.
Kurti do të njoftonte se institucionet e sigurisë i kishin rritur kontrollet kufitare me Serbinë, në përgjigje të situatës së krijuar atëherë, ndërsa mohonte se kishte ndalim të mallrave nga Serbia.
“Masa tona nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë masa të sigurisë”, pati thënë shefi i Qeverisë.
Para dhjetë ditësh, Radio Evropa e Lirë raportoi se Mitrovica e Veriut ka mbetur pa mallra serbe për herë të parë pas luftës dhe se mungesa e këtyre mallrave po vërehej edhe në komunat tjera të Kosovës.