Prizren: 78 vjeçarja goditet për vdekje në vendkalim të këmbësorëve

216
fresco

Një grua nga Prizreni e lindur më 1940 ka ndërruar jetë sot, pasi që është goditur në vendkalimin e këmbësorëve nga një veturë me targa të Kroacisë.

Vdekjen e 78 vjeçares e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në rrugën “Ismail Kryeziu” sot në orën 12:08, viktima femër e lindur më 1940 derisa ka qenë duke kaluar në vendkalimin për këmbësorë është goditur nga një veturë. Në vendin e ngjarjes ka qenë emergjenca që i ka dhënë ndihmën e parë, për ta transferuar më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“E njëjta është dërguar në QKUK më pas ku rreth orës 15:28 minuta ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

“Vozitësi i veturës me targa të Kroacisë, shqiptar i lindur më 1993 është arrestuar dhe i është masa e ndalimit prej 48 orësh”.

“Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Gashi ka bërë thirrje te pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet.

Comments