Prizren, ky është 19 vjeçari që ra nga skelet teksa po punonte

323

Një 19 vjeçar ka humbur jetën sot në Prizren, pasi është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“I riu ka ra prej skeleve. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e urgjencës që e kanë konfirmu vdekjen e të riut. Policia së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet për rasti si ‘Hetim i vdekjes’ dhe ‘Asgjësim i mjeteve dhe i sigurisë në punë’”, ka thënë Gashi.

Indeksonline raporton se i riu në fjalë është Klodian Zogaj nga fshati Lladrovc.

Comments