Profesori Blerim Latifi, qysh në moshën 20 vjeçare ishte pjesëmarrës në Betejen e Koshares

325
fresco

Blerim Latifi është figurë e njohur e jetë publike në Kosovë tash e një kohë të gjatë. Të gjithë e njohim si profesor të filozofisë dhe intelektual i angazhuar publik në shumë çështje të nxehta që sot debatohen në shoqërinë kosovare.

Një fakt që fare pak e njohin qytetarët është se Blerimi si 20 vjeçar ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrës në Betejen e Koshares, gjatë të cilës forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një betejë të madhe me ushtrinë serbe, arritën ta thyejnë kufirin e vendosur dhunshëm nga pushtuesit.

midle

Janë vetë zyrtarët serbë që në disa raste kanë pranuar humbjet e mëdha të ushtrisë së tyre në këtë betejë. Ndryshe Blerimi vjen nga Prekazi i Drenicës, një vend ky i njohur historikisht për rezistencë të vazhdueshme kundër regjimeve represive që sunduan Kosovën gjatë shekullit XX.

Comments