Projekt për MPB për parandalimin e vjedhjeve prej automjeteve

216
fresco
midle

Sektori për parandalim në kuadër të SPB Shkup prej sot fillon ta zbatojë projektin “Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj”. Aktivitetet do të fillojnë në rrugën “Fronti popullor”, në afërsi të qendrës tregtare “Beverli Hills”. Siç njoftoi MPB, gjatë nëntorit dhe dhjetorit në bashkëpunim me Komunën e Qendrës do të realizohen aktivitetet lidhur me këtë fushatë.

Do të organizohen takime tematike me bashkësitë lokale dhe urbane në rrethin e komunës dhe do të distribuohen fletushka me mesazhin “Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj”.

“Qëllimi kryesor i fushatës është përmirësimi i sigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe pronës, gjegjësisht ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve parandaluese për ngritjen e vetëdijes te qytetarët dhe ndarja e përgjegjësisë në drejtim të parandalimit prej vjedhjeve të rënda në automjetet motorike”, kumtoi MPB.

Comments