Projekti i ujësjellësit të Haraçinës drejt finalizimit

Në komunën e Haraçinës janë duke u zhvilluar punime për ujësjellësin ku 200 familje të kësaj zone nuk do të kenë probleme me ujin për pije”, kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi. Ai tha se ky projekt ka filluar 3 vjet më parë dhe tani është duke u realizuar faza e dytë e tij në bashkëpunim me organizatën “Kalliri i Mirësisë” dhe Islamic Relief Kosovë.
RIDVAN IBRAHIMI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS
“Një projekt 3 vjeçar që po zgjat dhe tash jemi në fazën e dytë ku ne po e promovojmë edhe ujësjellsin ku me një sistem shumë të sofistikum, këto shtëpi në këto lagje që po e bëjmë këtë investim nuk do ta kenë problemin e ujit përveç asaj që nuk do ta kenë problemin e ujit edhe do të kenë shumë më pak ujë të harxhuar”.
Kryetari i Kallirit të Mirësisë, Nexhat Lika tha se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushtevetë jetesës për banorët e komunës së Haraçinës.
NEXHAT LIKA KRYETAR I ORGANIZATËS KALLIRI I MIRËSISË

“Në kuadër të këtij projekti banorët e kësaj pjese, do të instalohet rrejt I ujësjellësit diku me 700 metra gjatësi dhe me të gjitha paisjet e nevojshme ashtu që do të përfitojnë 200 familje ku do të instalohen edhe ujëmatësit për këtë çështje”.
Përfaqësuesja e Islamic Relief Kosovë Albulena Gashi tha se do t’i mbështesin edhe projektet e tjera të komunës së Haraçinës.
ALBULENA GASHI: PËRFAQËSUESE E ISLAMIC RELIEF KOSOVË
“Uji është burim jete dhe bazë themelore për jetesën e mirë të qytetarëve dhe jam shumë e lumtur që jam sot për të inauguruar dhe celebruar këtë event”.
“Banorët e kësaj komune meritojnë kushte më të mira të jetesës”, deklaruan të pranishmit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/