Prokuroria me detaje për vdekjen e 42-vjeçarit nga Tetova

76

Prokuroria Themelore ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 42-vjeçarit nga Tetova i cili u gjet pa shenja jete në veturën e tij. Prokuroria tha se është dhënë urdhër për autopsi dhe gjurmët nga vendi i ngjarjes do t’i nënshtrohen ekspertizës.

“Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra me qëllim zbulimin e kryerësve, për shkak të dyshimeve se vdekja është rezultat i një vepre penale. Është dhënë urdhër për autopsi, urdhër për tërheqjen e automjetit dhe gjurmëve të tjera nga vendngjarja që do t’i nënshtrohen ekspertizës, urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e vëzhgimit, si dhe prova të tjera. Po veprohet sipas urdhrave”, thonë nga Prokuroria Themelore.

Comments