PROKURORIA NGRE PADI PËR 11 TË DYSHUAR PËR FALSIFIKIM TË DOKUMENTEVE

332

Prokuroria ka ngritur padi ndaj 11 personave lidhur me aferën Mafia. Në njoftim thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme deri tek ata ka dërguar dy padi, një nga sektori për kriminalitet financiar dhe një nga reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standard profesionale. Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprëon penale keq përdorim i detyrës zyrtare. Siç sqaron Prokuroria Publike, nga 11 të akuzuarit, 10 janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në shërbimet për dhënie të pasaportave, ndërsa një person si ndërmjetësues gjatë dhënies në mënyrë antiligjore të dokumenteve. Me dy paditë e ngritura përfshihen gjithsej 219 pasaporta të lëshuara në mënyrë jo ligjore.

 “Padia e parë ka të bëjë me 215 dokumente udhëtimi, me çrast të dyshuarit u kanë mundësuar shtetasve të huaj të pajisen me dokumente udhëtimi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me identitet të huaj maqedonas, ndërsa me fotografi të personave të cilëve u është dhënë dokumenti. Në këto raste janë përdorur identitete të personave që jetojnë në diasporë. Me padinë e dytë janë përfshirë 4 pasaporta ku janë përdorur më shumë numëra amzë të dhëna për një person, të cilat nuk janë përfshirë në procedurë për shfuqizimin e tyre, me qëllim që të krijohet identitet I ri, që më pas me fotografinë e personit që kërkon pasaportë është përdorur për të krijuar dokument i ri udhëtimi në mënyrë joligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për tetë persona prokuroria ka kërkuar paraburgim, prej të cilëve një është në arrati, ndërsa ndaj dy personave masa e kujdesit, ndalesë për lëshimin e vendit dhe obligim për tu paraqitur në gjykatë. Një nga të arrestuarit tanimë ndodhet në paraburgim për një lëndë paraprake për dhënie të lejeve për vozitje në kundërshtim me ligjin. /SHENJA/

Comments