Prokuroria Themelore e Mitrovicës heton kanosjen ndaj kryetarit Agim Bahtiri
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri dyshohet se është kërcënuar.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit.
Aktualisht forcat policore po rrinë pranë shtëpisë së tij. /Lajmi.net/

