Pronarët e restoranteve paralajmërojnë protestë për lejimin e mbajtjes së dasmave
Një protestë është paralajmëruar për lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare.
Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka lejuar organizimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, andaj kjo gjë po nxit reagime të shumta, shkruan lajmi.net.
Pronarët e restoranteve dhe artistët kërkojnë që të lejohen këto organizime, pasi po mbahen tubime të tjera.
Madje, është paralajmëruar edhe një protestë. Në një njoftim që po qarkullon në rrjete sociale, thuhet se protesta do të mbahet para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë të hënën nga ora 12:00.
“Bëhet thirrje nga pronarët e restoranteve të Kosovës që të hënën në ora 12:00 të mblidhen para Ministrisë së Shëndetësisë që të protestohet për lejimin e ahengjeve(dasmave). Të bëhemi së bashku të gjithë̈, kur lejohen baret e kafiterit me 50 persona ose më shumë pse mos të lejohen ahengjet familjare”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/