Situata tek ministria e Brendshme paraqitet shumë e tensionuar. Forcat e rendit janë shtyrë nga protestuesit të cilët të revoltuar kanë tentuar të hyjnë në ministrin e Brendshme.
Nga përplasja është plagosur dhe gjakosur kryeredaktori i RD. Këtë lajm e ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook.
“Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! Sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook. /albeu.com/

