Protesta me gomarë, a ua bëri “diss” avokati Koci sot Albin Kurtit e Glauk Konjufcës?
Avokati Arianit Koci sot ka bërë një protestë interesante para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Për të shprehur indinjatën e tij për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, ai kishte marrë me vete disa gomarë.
Pronari i gomarëve ka folur për simboliken e sjelljes se kafshëve të tij para Kuvendit.
“Këta i kanë kaluar të gjitha sfidat. Jam i bindur që edhe prindërit e këtyre deputetëve kanë punuar me këto”, ka thënë ai.
Një protestë e tillë shumë kujt ia ka rikujtuar një aksion simbolik të hershem të Albin Kurtit dhe të Glauk Konjufcës
Në fund të vitit 2004, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Shkëlzen Gashi kishte realizuar një aksion simbolik, duke e vendosur një gomar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kafshës në fjalë ia kishin vendosur një pankartë ku shkruhej “votoni për mu”.
Autorët e kësaj proteste që pak kohë më vonë themeluan Lëvizjen Vetëvendosje, politikanët e kohës i krahasonin me gomar.