PROTESTAT PËR “MONSTRËN”, 8 MUAJ BURG PËR BETIM KASAMIN
I akuzuari Betim Kasami është dënuar me burg prej 8 muajve për protestat për rastin “Monstra” që u zhvilluan në Shkup, ndërsa gjatë caktimit të dënimit, gjykata tha se ka pasur parasysh edhe gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.
I akuzuari Kasami para gjykatës e pranoi fajin për veprën që e akuzon Prokuroria.
“Po isha në protesta, e pranoj fajin. E pranoj veprën. Lus gjykatën që të më dënojë më pak”, tha Kasami.
Përfaqësuesja e Prokurorisë, Marija Demirova Panajotova tha se i akuzuari ka kryer veprën penale dhe kërkoi që të shpallet fajtor, ndërsa avokatja Ivanka Jakimovska theksoi se i akuzuari është i ri i cili për herë të parë bie ndesh me ligjin.

