Protesto artist!

155

Ilir Muharremi, kritik i artit

Albert Camus e ngritë pyetjen se Ç’është njeriu i revoltuar? Njeriu që thotë “JO”. Duhet ta analizojmë përmbajtjen e kësaj “JO”. Cila është? “Gjërat kanë zgjatur tepër, deri aty po, përtej jo, po e teproni”. Këtij kufiri i vetmi avokati Arianit Koci ngriti klithmën e shpirtit me “JO” nuk do ta kaloni. Në fakt në tërë të populli është kjo “Jo”, por populli fle në gjumin e arushës. Individi ngriti në piedestal arsyen e “Jo-së” me një të drejtë të arsyeshme. “Lërini inatet”. Në fakt inati është më i madh se bota, kjo vërteton nga të gjitha palët. Populli hesht, fle, rrezik se mund të kaloj në gjendje kome.
Unë si kritik i artit shprehë revoltën time dhe i bashkëngjitëm avokatit Koci, porse vepra e artit më shpejt merr përmasa me idenë konceptuale duke ngritur “Jo-në”, e duke promovuar parullën “Po e teproni, gjërat kanë zgjatur tepër”. Teprica si duket jeton në heshtje te secili njeri, jemi popull që e duam heshtjen madje edhe kur zhurma shpesh na vret.
Artisti Fatmir Mustafa-Karllo shprehu revoltën shpirtërore me armën artistike përmes instalacionit që ndërthurë katër elemente kryesore me një mesazh të fuqishëm, shumë kritik e reflektues. Kalbëzimi i tullave dhe plasaritjet e bojës përfaqësojnë zhbërjen e institucioneve të shtetit dhe degradimin e hapësirës publike. Ato na kujtojnë se, kur themelet shkatërrohen, mbetet vetëm hiri i një të shkuarjeje të humbur. Fraksionet e bojës që ende mbahen në mure sjellin një thirrje urgjente: arti nuk është luks, por mjet mbijetese. Ai gjallëron, denoncon dhe shëron plagët e kolektivit. Simboli i gomarit , qetësia dhe durimi i popullit , buzëqesh me ironinë e tyre: ndërsa “miku” në pushtet premton përfitime, ai harrohet dhe shfrytëzohet. “Qeshi” i gomarit bëhet zë i atyre që nuk guxojnë ta ndërpresin heshtjen. Avokati Koci në qendër , i veshur me kostum të errët, në pozë ushtarake, qëndron krenar por është vetëm skenografi bosh. Ai mban përshëndetjen ushtarake , por zëri i tij nuk prodhon ndryshim, thjesht e riprodhon propagandën.
Arti a mund ta ndryshoj regjimin e politikës? A ka forcë arti të bëjë revolucion dhe të elektrizoj masën? Vepra artistike shumë shpejt solidarizohet me shpirtin e njeriut dhe pushtete bien nën këmbët e veprave të artit, kjo dëshmon historikisht me disa artistë si:
Francisco Goya (1746–1828). Nga viti 1810 deri në 1820, Goya krijoi serinë e akuatinteve The Disasters of Ëar, ku dokumenton mizoritë dhe autoritetet gjatë pushtimit napoleonik të Spanjës. Kjo seri është parë si një “manifest kundër luftës” dhe “ndikim vizual i abuzimit me pushtetin” përmes skenave të urisë, vdekjes dhe shkatërrimit .
Víctor Jara (1932–1973) Në vitin 1969, Jara publikoi këngën “Preguntas por Puerto Montt”, që kritikonte drejtpërdrejt ministrin e brendshëm Edmundo Pérez Zujovic për urdhrin e dhunës kundër kolonëve në Puerto Montt. Kjo këngë u shndërrua në himn të rezistencës kundër regjimit konservator në Kilë.
Fela Kuti (1938–1997) Pionier i Afro-beatit në Nigeri, Fela e politizoi thellë muzikën e tij pas një turneu në SHBA në 1969, duke u frymëzuar nga Malcolm X dhe Panterat e Zeza. Me këngë si “Zombie” dhe “Beasts of No Nation”, ai denonconte hapur qeverinë ushtarake nigeriane. Nga pasojat, klubi i tij “Kalakuta Republic” u rrah dhe ai u arrestua më shumë se një herë.
Ai Weiwei ( 1957) Artist dhe aktivist kinez, Ai ka qenë kritik i hapur i qeverisë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në vitin 2011 u mbajt në arrest shtëpiak dhe më vonë krijoi veprën Trace (2014), portrete nga LEGO që nderonin aktivistë dhe të burgosurit e ndërgjegjes në mbarë botën, realizuar ndërkohë që ai ishte ende i ndaluar të udhëtonte .
Pussy Riot (aktive prej 2011) Kolektivi feminist , themeluar nga Nadya Tolokonnikova e të tjerë, u bë i famshëm më 2012 me performancën “Punk Prayer” në Katedralen e Moskës, kundër rizgjedhjes së Vladimir Putin. Tre anëtare u dënuan me “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”, duke dëshmuar fuqinë politike të veprimit artistik .
Gao Zhen (aktual, arrestuar gusht 2024) Artist bashkëkohor kinez, i njohur për veprat e tij që kritikonin censurën dhe historiografinë zyrtare të Kinës. Më 26 gusht 2024 u arrestua nën ligjin që ndalon “fyerjen e heronjve dhe martirëve”, ndërsa policia sekuestronte dhe fotografonte punimet e tij më të fundit.
Këta artistë, në epoka dhe kultura të ndryshme, kanë përdorur artin si mjet revoltues dhe platformë proteste, duke na treguar se krijimtaria artistike mund të shndërrohet në fuqi ndryshimi social.

Në foto: vepra e artistit Fatmir Mustafa Karllo

Comments