Protestojnë bujqit, bllokohet një pjesë e rrugëve në Shkup
Makineritë bujqësore dhe kanë pushtuar një pjesë të rrugëve të Shkupit duke shkaktuar edhe një trafik të rënduar në qytet. Bujqit kanë filluar të mblidhen te kryqëzimi i qendrës tregtare Mavrovka dhe pritet të vazhdojnë drejt qeverisë e më pas drejt Ministrisë së Bujqësisë.
Javën e kaluar, gjashtë shoqatat e fermerëve njoftuan një protestë të përgjithshme për fermerët, duke përmendur pakënaqësinë ndaj gjendjes së biznesit, si dhe premtime të shumta, por të pa mbajtura na Qeveria.