Protestuesit ia vendosin flamurin e Serbisë blindës së Njësisë Speciale në veri

Po vazhdojnë përplasjet mes serbëve dhe policisë së Kosovës në veri.
Nga pamjet e fundit atje, shihet se si protestuesit i kanë vendosur flamurin serb blindës së Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Gjatë orëve të mëngjesit ka pasur përplasje të forta në Zveçan, atje ku është tentuar futja me forcë e serbëve në objektin e komunës.
Sidoqoftë, pas intervenimit të policisë ky sulm është zbrapsur. /Lajmi.net/