PS forcë e parë në 9 qarqe, merr dhe Dibrën!

464

Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën. Partia Socialiste vijon të kryesojë në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 29% e votave. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PS ka marrë deri më tani 46.81%, e ndjekur nga PD me 41.63%. Krahasuar me rezultatin e dy orëve më parë, kur ishin numëruar 20% e votave, rezulton që PD ka shënuar një rënie të lehtë nga 43.12% në 41.63%./dritare.net

Comments