Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, muajin e kaluar nënshkroi një marrëveshje me Rusinë për të marrë prej saj gjashtë aeroplanë ushtarakë MIG 29, 30 tanke T 72 dhe mjete ushtarake BRDM-2, të cilat po ashtu do të bëhen pjesë e arsenalit ushtarak serb.
Në këtë marrëveshje ka marrë pjesë edhe presidenti serb, Nikoliç.
Marrëveshja u nënshkrua më 21 dhjetor, gjatë vizitës së kryeministrit serb Vuçiç, në Rusi.
NATO dhe vendet e tjera të rajonit janë shprehur të shqetësuar për këto lëvizje të Moskës, e cila duket se po dëshiron të forcojë edhe më pozitën e saj në Ballkan, nëpërmjet Serbisë.
Sipas një dokumenti sekret të NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor, ajo është e gatshme për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin.