“Psikopatja jote” nga Fifi dhe Mc Kresha e kopjuar?

Kënga po cilësohet si favorite për çmimin e parë, ndërsa ka arritur miliona klikime në kanalin YouTube.

E ftuar në emisionin e Rudinës, gazetarja Dasara Karaiskaj pretendoi se pjesa e Kreshës në këtë këngë është e kopjuar, kurse vlerësoi lartë vokalin e Fifit.
“U zhgënjeva kur një mike më dërgoi tekstin e një kënge të huaj “911” dhe ishte identik si teksti i MC Kreshës, fjalët janë identike. Ajo ja çoi edhe MC Kreshës, por ai e bllokoi. Shpresoj që ai të na japë një përgjigje. S’besoj se kjo do ndikojë në votime. Mbetet një nga këngët e preferuara”, u shpreh Dasara.
Fifi dhe Mc Kresha ishin të ftuar së fundi në një intervistë për “Mirage”, ku kanë zbuluar detaje rreth këtij projekti, e ndër të tjera edhe mund të mësoni më shumë për tekstin e këngës. /Lajmi.net/