PSP është duke i pritur incizimet për Caushin nga PTHP



Prokuroria Speciale Publike para një muaji nga Prokuroria Themelore Publike i ka kërkuar incizimet nga bisedat telefonike të cilat, sipas policisë janë gjetur te Zekir Bekiri-Caush, protagonisti kryesor në aferën e quajtur Fabrika e Aferave, por PSP ende nuk i ka marr këto materiale, transmeton TetovaSot.
Nga Prokuroria Themelore Publike sqaruan se janë duke i ndarë incizimet nga materiali tjetër dëshmues.
“Incizimet nga bisedat gjenden në mediumin e njëjtë me materialin dëshmues të cilën Prokuroria Themelore Publike Shkup po e shfrytëzon në procedurën penale kundër një personi të quajtur Caush, e cila juridikisht ende nuk është përfunduar. Pas përfundimit të procedurës gjyqësore, materiali do t`i dorëzohet PSP-së”, informuan nga Prokuroria Themelore Publike.