Prokuroria Speciale Publike ka bërë të ditur ka marrë në kompetencë të saj rastin ”Sopoti”.
Pas dhënies së këtij rasti nga Gjykata Penale e Shkupit, PSP kishte tetë ditë kohë për të dhënë një përgjigje.
Avokati Naser Raufi, ka konfirmuar për TV21 se në seancën e shtatorit, ”Sopoti” do të përfaqësohet nga PSP-ja.
Në rastin e Sopotit janë të dënuar 11 banorë të këtij fshati për terrorizëm dhe u dënuan me 150 vite burg.
Ky rast ka të bëjë me incidentin e vitit 2003 kur në mina shkeli një kontingjent polak i NATO-s, ku u vranë dy pjesëtarë.
PSP, më herët bëri të ditur se ka të dhëna të besueshme që dëshmia kryesore ku është bazuar akuza, është marrë në rrethana të dhunshme.