PSP, rritet interesimi i qytetarëve për përgjimet e paligjshme

Prokuroria Speciale Publike (PSP) njoftoi se çdo ditë rritet numri i kërkesave të qytetarëve, që adresohen deri tek ky institucion e që kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme.
“Deri sot kanë arritur 81 kërkesa ku qytetarët interesohet se vallë numrat e tyre kanë qenë caku i përgjimeve të paligjshme. Kërkesa kanë të bëjnë me gjithsejtë 245 numra telefonik”, thuhet në njoftimin e PSP.
“Njoftojmë opinionin se secili që është i interesuar mund të dërgojë kërkesë deri te ne, ku duhet ta shkruani numrin e telefonit ose numra të telefonit për të cilat dyshoni se kanë qenë cak i përgjimeve. Në kërkesë është e nevojshme që të parashtrohen edhe emrat e atyre që i kanë përdorur numrat dhe kontaktet e personave. Kërkesat mund të parashtrohen personalisht, nëpërmes postës ose në mënyrë elektronik”, thuhet në kumtesën e PSP-së.
Kërkesat e deritanishme për shqyrtimin e numrave të telefonit janë në proces e sipër dhe po sigurohen fakte, parashtruesit e kërkesave do të njoftohen për rezultatet e hetimeve.