Publikohen pamjet e momenteve të fundit të Nysret Cenës, shihet edhe makina që dyshohet se kreu atentatin
Mbrëmë rreth orës 23:50 minuta ka mbetur i vrarë 48 vjeçari nga Kaçaniku, Nusret Cena. Vrasja ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Insajderi ka arritur t’i sigurojë pamjet e kësaj ngjarje.
Në video, shihet teksa kalon me shpejtësi vetura e personave që dyshohet ta kenë kryer krimin.
Pas saj, vërehet një veturë tjetër e cila dyshohet të jetë e viktimës, Nusret Cena, teksa ngadalë bie poshtë rrugës.

