Publikohen sekuenca të këngës që e rikthen Adelina Tahirin pas shumë kohe në skenë [Video]

373

Adelina Tahiri ka kohë që ka paralajmëruar një këngë të re, por duket se pritjes së fansave u ka ardhë fundi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja sapo ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës ka konfirmuar që së shpejti publikohet kënga e saj e re.

Titulli i projektit të ri nga Adelina titullohet “Përgjithmonë”, ndërsa bashkëpunëtorët e sj në këtë këngë janë Darko Dimitrov, Petro Xhori dhe Max Productional.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë Adelina Tahiri, e cila i ka munguar skenës për një kohë të gjatë./Lajmi.net/

Comments