Publikohet axhenda për pritjen që do ti bëhet Majlinda Kelmendit
Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi nesër pritet të kthehet në Kosovë nga Rio.
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka publikuar agjendën e pritjes zyrtare për Kelmendin në Kosovë.
Kjo është agjenda për pritjen e Kelmendit:
17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airways Frankfurt – Prishtinë.
18:00 – 18:10 Pritja:
– Z. Isa MUSTAFA – Kryeministër i Republikës së Kosovës,
– Familja e Majlinda Kelmendit
– Z. Kujtim SHALA – Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së
– Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit
– Z. Shasivar HAXHIJAJ – Nënkryetar i Komitetit Olimpik
– Z. Sokol HAVOLLI – Shef i Kabinetit të Kryeministrit
18:10- 18:30 Salloni VIP 1
18:30 – 19:00 Konferenca për medie
19:00 – 19:30 Nisja nga Aeroporti Nderkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.
19:30 – 20:30 Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur nepër sheshet e Kryeqytetit.
20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.