Punëtorët e “Jugohromit” sot protestojnë në Shkup

296

Të punësuarit e kombinatit metalurgjik “Jugohrom” nga Jegunovca e Tetovës sot do të dalin në protesta dhe do ta bllokojnë udhëkryqin para Pallatës Gjyqësore në Shkup nga ora 12:00 e deri në orën 13:00.

Pritet që të dërgohet edhe një letër protestuese deri te Inspektorati i ministrisë së ambientit jetësor që të tërhiqet masa e ndalesës për punë të kombinatit prej ku ekzistencën e sigurojnë disa mijëra banor të këtij rajoni.

“Jugohromi” nuk është duke punuar qe 20 ditë, ndërsa kompania është çkyçur pasi që ka punuar pa filtra për mbrojtjen e ambientit jetësor.

Comments