Punëtori nga Xhepçishti bie nga skela – në gjendje të rëndë dërgohet në Spitalin “Nëna Terezë” në Shkup
MPB njofton se me datë 04.07.2025 rreth orës 14.00 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik i Tetovës, kanë raportuar se tek ata një person i lënduar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, i cili, sipas raportimit, kishte rënë nga skela gjatë punës dhe si rast urgjent ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për personin N.O. nga fshati Xhepçishtë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit