Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se është një adhurues i madh i veturave. Dhe kur atij i kishte ardhur mundësia të ulej për herë të parë në një të tillë, ai gjithmonë thuhet të ketë zgjedhur një Volga ose një Lada Niva.
Gjithsesi kjo nuk është e gjitha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ai disa vjet më parë kishte vozitur edhe një Renault të Formula 1.
Dhe Putin këtë nuk e ka bërë vetëm gjatë kohës së lirë. Në një rast ai e kishte vozitur edhe ish-kryeministrin japonez Yoshira Morija.
Në një intervistë për mediat ruse, Putin kishte deklaruar se – përveç prodhimeve vendase Lada dhe Vollga – ai dikur ishte një admirues i madh i Nissan dhe motoçikletave Kawasaki.