Qalaj: PDK s’ka votë për Albulena Haxhiun, s’është e denjë për kryetare të Kuvendit

63
fresco

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se PDK s’ka votë për kandidaturën e LVV-së për kryetare të Kuvendit, meqë sipas tij Haxhiu s’është dinjitoze.

Ai ka përmendur gjuhën e ashpër dhe qasjen që Haxhiu ka përdorur ndaj partive opozitare.

midle

“Sa i përket PDk-së qëndrimi është i njëjtë. S’ka votë për dikë që s’është i denjë për pozitën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Qalaj, raporton Express.

Sa i përket ndërrimit të formës së votimit, Qalaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së do të mbetet i njëjtë si në seancën e kaluar.

“Për formën e votimit, prapë votimi do të jetë i njejtë”, ka thënë Qalaj./GazetaExpress/

Comments