Që shtatë ditë i zhdukur, ende nuk dihet asgjë për fatin e 23 vjeçarit nga Lipjani

23 vjeçari nga Lipjani, Shqipdon Aliu tash e shtatë ditë është zhdukur pa lënë gjurmë.
Për gjetjen e tij, familja Aliu ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këtë, në Facebook ka shkruar edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti. Ai ka thënë se fati i Shqipdonit është ende i paditur për familjen, shokët dhe qytetarët e Gadimës.
Ai po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e babait të Shqipdonit.
Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Na ndihmoni të gjejmë Shqipdonin!
Po kalon edhe kjo ditë e fati i të riut Shqipdon Alija nga Gadimja akoma i paditur për familjen, shokët, qytetarë e Gadimës, të Lipjanit e gjithë Kosovës.
Prej 12 tetorit ndjejmë trazimin tonë, kërkojmë angazhim, masovizimin dhe dinamizimin e kërkimit të të riut Shqipdonit nga institucionet tona kompetente.
Na duhet ndihma e të gjithëve jo vetëm institucioneve por angazhim i të gjithëve për të ardhur deri te e vërteta e fatit të Shqipdonit.
Ju shprehë ngushëllimet e sinqerta edhe për vdekjen e babait të Shqipdonit, ngushëllime gjithë familjës.
Të shpresojmë me durim e angazhim mga të gjithë për lajmin e të vërtetën e fatit të Shqipdonit. /Lajmi.net/