Qeveria autorizon Inspektoratin e Tregut të mbyllë aktivitetet që nuk respektojnë masat antiCOVID

543
fresco

Qeveria miratoi propozimin me të cilin inspektorët pritet të marrin më shumë kompetenca.  Në fakt nëse inspektorët nga Inspektorati shtetëror i tregut, Inspektorati shtetëror i punës, ai i transportit dhe të tjera në nivel qendror ose lokal vërtetojnë shkeljen e protokolleve shëndetësore do të kenë autorizimin që në vendngjarje të shqiptojnë dënimin për mbylljen e përkohshme të objektit në afat prej 30 ditësh. Me ndryshimet e fundit parashihet gjithashtu edhe rritja e gjobave. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pasi të kalojnë edhe filtrin e fundit, atë të Kuvendit.

Comments