Qeveria deklarohet për dorëheqjen e Blerim Kuçit
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqje.
Lajmi.net, ka mësuar se ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Kërkesën e tij për dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë Kuçi e ka dorëzuar edhe në Zyrën e Kryeministrit.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës në detyrë, Antigona Baxhaku.
Ajo ka thënë se në letrën e dorëheqjes së tij Kuçi ka kërkuar të lirohet nga pozita për arsye personale.
“Ka mbërritur kërkesa në zyrën e kryeministrit për lirim nga detyra për arsye personale. Gjatë ditës kryeministri Hoti do ta shqyrtojë këtë kërkesë, nëse do ta pranojë apo jo. Nëse e pranon këtë kërkesë atëherë do të bëhet publik edhe emri i personit që do ta zëvendësojë Kuçin”, ka thënë Baxhaku për lajmi.net. /Lajmi.net/